Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot, 300 ditë që Rama dhe mafia ndërkombëtare urdhëruan arrestin tim në shtëpi, por dështuan

Berisha: Sot, 300 ditë që Rama dhe mafia ndërkombëtare

Në ditën e 300-të të tubimit qytetar në “Rrugën e Shpresës,” kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetësit që çdo natë i bashkohen kauzës së tij për liri dhe drejtësi.

Berisha vlerësoi përkushtimin e tyre si “misionarë të kauzës së drejtë të lirisë dhe dinjitetit kombëtar,” duke theksuar se në këtë rrugë janë bërë bashkë zërat e fjalës së lirë për të nxjerrë në dritë të vërtetat e asaj që ai e quajti “narkodiktaturë” të Edi Ramës.

Berisha: Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama urdhëroi parlamentin dhe mercenarët e tij të Skapit, të vendosin arrestin tim në shtëpi, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë shkelje ligji, po vetëm e vetëm si kundërshtar politik që i tmerron ata dhe mafien ndërkombëtare.
Mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, vegël e shpifur e tyre, Edi Rama dhe që po me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s, por thjeshtë një vend vasal për ta trajtuar atë si një koloni.
Por miqtë e mi, Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare që shpalli ‘non grata’ Sali Berishën vetëm e vetëm se mbrojti interesin kombëtar, e bënë atë në mënyrë të panevojshme, më krenar për qëndrimet e tij, më shumë se kurrë.
Ata bënë gjithçka me Edi Ramën për ta arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës, madje shkuan gjer aty sa tu tregojnë atyre që përmbysën diktaturën më staliniste të Europës, barin që u tregonte Enver Hoxha, por me të gjitha këto dështuan në turpin e tyre të thellë.

Të fundit