Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori i tyre

Berisha: Sot Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori i tyre

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas votimit në Kuvend, ku iu hap rruga arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga SPAK.

Berisha tha për gazetarët se Ahmetaj sot nuk ishte i akuzuar, por prokurori i maxhorancës.

Kryedemokrati shtoi se socialistët shihnin njëri-tjetrin, si për të llogaritur se kur do t’i fluturonte mandati njërit, e kur tjetrit.

“Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot? Ishte gjysma e saj, gjysëm ishte meite.  Shihnin njëri-tjetrin se kur do u fluturonte mandati. Rama ia mbathi kur u lexua raporti, pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, nuk e keni idenë sa shumë janë. Klotilda, që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj. E vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre”, tha Berisha.

Të fundit