Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot foli Edi Rama, nesër flet Arben Ahmetaj

Berisha: Sot foli Edi Rama, nesër flet Arben Ahmetaj

Kreu i PD-së, Sali Berisha u kujtoi qytetarëve në tubim dhe atyre që e ndiqnin në ekran, se nesër në SYRI TV do të flasë Arben Ahmetaj.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ky ishte kongresi i korrupsionit të PS-së.

Po dhe i hajdutëve të rinj që kanë pasion të çmendur për vjedhjen dhe mbështetjen e Edi Ramës në vjedhje.

Edi Rama sot njëlloj si Adolf Hitleri që ju thoshte gjermanëve muajt e fundit, se Rajhu do të zgjasë nja 1 mijë vjet, njëlloj si Enver Hoxha që u thoshte shqiptarëve se socializmi do të ecë mijëra vjet, sot u tha rilindësve se do të jemi edhe 100 vite në pushtet.

Le të zotohemi ne para shqiptarëve se Edi Rama do të ketë një dimër të ngrirë.

Se forcë në botë nuk na ndalon ne pa krijuar qeverinë teknike, zgjedhjet e lira, ndryshimin, ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Pasi sot foli Edi Rama, nesër flet zëvendësi i tij, Arben Ahmetja.

Ndaj dhe nesër plotësohet plotësisht, del me të gjithë shëmtinë e vet karakteri, shpirti, morali i rilindjes dhe Edi Ramës.

Të fundit