Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot nderojmë 25-vjetorin e lirisë së Kosovës, kur Shqipëria përjeton pushtimin më të egër

Berisha: Sot nderojmë 25-vjetorin e lirisë së Kosovës, kur
Berisha: Miqtë e mi, kombi sot ka një datë të rëndësishme, kremton 25-vjetorin e ditës së parë të lirisë të qytetarëve të Kosovës, de facto dhe të kombit shqiptar pas shekujsh robërie.
25 vite më parë, trupat e NATO-s të udhëhequra nga presidenti Bill Klinton dhe SHBA, kaluan kufirin shtetëror mes Shqipërisë dhe Kosovës për të çliruar vendin e fundit të okupuar në Europë dhe kjo është një ditë e madhe.
Sot ne nderojmë veprën e pavdekshme të përjetshme të presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit të Kosovës së lirë dhe të pavarur.
Nderojmë luftën legjendare, epike të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari.
Nderojmë shpirtin e pamposhtur të shqiptarëve në Kosovë dhe lirinë e tyre.
Por ne nderojmë sot 25-vjetorin e lirisë së Kosovës në një ditë kur Shqipëria përjeton pushtimin e saj më të egër në kohëra.
Në një kohë kur në 8 vite, jo lufta, as edhe pushtuesi i jashtëm, por një pushtues barbar, mizor i brendshëm ka shpërngulur nga Shqipëria më shumë se sa ç’shpërnguli Sllobodan Millosheviçi me tanke, topa dhe ushtritë e tij, shqiptarë nga Kosova.
Sot ne nderojmë këtë ditë në një kohë kur regjimi mban në arrest për motive strikt politike, kryetarin e PD dhe bën çdo përpjekje për asgjësimin e opozitës në Shqipëri.
Por qëndresa juaj, guximi dëshmojnë se çdo përpjekje e Edi Ramës do përfundojë në turpin e historisë.
Se opozita shqiptare nuk mposhtet kurrë.
Se ajo do qëndrojë dhe me rezistencën e saj do përmbysë diktaturën e tij të bazuar në aleancën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Të fundit