Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot nuk ka qytetar shqiptar që fiton një gjyq kundër shtetit

Berisha: Sot nuk ka qytetar shqiptar që fiton një gjyq kundër

Kreu i PD, Sali Berisha u ndal sot në Gjirokastër, Memaliaj e Tepelenë në sajë të fushatës për zgjedhjet e 14 majit.  

Në takimin që mbajti në Gjirokastër, Berisha tha se pushteti në duar të një njeriu është dhunim masiv i të drejtave të njeriut. Sipas tij, sot nuk ka qytetar shqiptar që fiton një gjyq kundër shtetit, ndërsa mori shembull vitin 2015 ku u arrestuan 37 mijë shqiptarë vetëm për çështje civile.

Çfarë ndodhi nga 2013 e gjer sot. Nga 2013 e gjer sot koha jonë ngriu. Të gjithë ata që studiojnë të gjitha pushtetet në dorën e një njeriu, gjejnë se në rrafshin filozofik këto pushtete ndalojnë kohën. Këtë e provuam më mirë se kushdo tjetër ne shqiptarët.

Nga 2013-2023, rrogat tona jo vetëm që nuk u rritën, por ato u ulën në mënyrë të frikshme. Vetëm nga rritja e çmimeve nëpërmjet bordeve, çdo shqiptar pagoi për ushqimet e tij, 430 mijë lekë më shumë. Pagoi 2 pensione më shumë, 1 rrogë më shumë. Pa llogaritur këtu rritjen tjetër të çmimeve para vitit 2021.

Çfarë ndodhi me rrogat? Rrogat u ngrinë, rrogat jo që nuk u rritën, por për shkak të rritjes së çmimeve, shqiptarët humbën rrogën e 12, pensionistët humbën pensionin e 11 dhe 12. Kjo është e vërteta. Ky njeri gradualisht vendosi tiraninë e varfërisë mbi shqiptarët. Dhe në vend se ata të begatoheshin nga viti në vit, ata u varfëruan më shumë nga viti në vit.

Jo vetëm kaq, por pushteti në duar të një njeriu është dhunim masiv i të drejtave të njeriut. Sepse, në shoqëritë e lira, të drejtat i garantojnë para së gjithash gjykatat, drejtësia. Ndërsa sot nuk ka qytetar shqiptar që fiton një gjyq kundër shtetit. Ky njeri vetëm në vitin 2015 arrestoi 37 mijë shqiptarë vetëm për çështje civile, të cilat prej 3 shekujsh nuk bëhen kurrë penale, në të gjitha konventat dhe kodet, përveç se në shpirtin e keq, abuzimin e tmerrshëm me pushtetin e një njeriu, që ndihej zot i shqiptarëve dhe mund të bënte ç’të donte me ta.

Qytetarët në këto 8 vite u shpërfillën më shumë se kurrë”, tha Berisha.

 

 

Të fundit