Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: SPAK duhej të urdhëronte Ramën dhe Beqajn të kthenin paratë e vjedhura

Berisha: SPAK duhej të urdhëronte Ramën dhe Beqajn të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në deklaratën e tij për median është shprehur se SPAK duhej të urdhëronte Ramën dhe Beqajn të kthenin paratë e vjedhura.

“Neni 118 i Kodit të Procedurave Administrative parashikon se të gjitha pagesat, kontributet që janë tashmë paguar nga pala ose organi publik, duhet të kthehen.

Masat e kthimit të pagesave dhe kontributeve, përcaktohet në aktin e anulimit.

Pra, duhej të ishte SKAP-i i partisë që të urdhëronte Edi Ramën dhe Ilir Beqajn, muratorin e tyre, të rikthenin paratë e vjedhura taksapaguesve shqiptarë.

Por natyrisht Edi Rama dhe Ilir Beqaj nuk mund të kthejnë kurrë qoftë dhe një qindarkë.

Ata po bëjnë gjithçka që të vazhdojnë vjedhjen e tyre.

Janë qytetarët dhe vetëm qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, ata që do u nxjerrin për hunde, paratë e vjedhura Edi Ramës dhe Beqës së tij.”, ka thënë Berisha.

Të fundit