Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: SPAK të bëjë publike telefonatën Ahmetaj-Koka, paratë e inceneratorit janë ndarë mes Ramës dhe Veliajt

Berisha: SPAK të bëjë publike telefonatën Ahmetaj-Koka,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që SPAK të bëj publike telefonatat mes ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ish-ministrit të arrestuar, Lefter Koka.

Berisha tha nga deklarata për mediat se paratë e inceneratorit janë ndarë mes Erion Veiajt dhe Edi Ramës.

“Pra të dashur qytetarë, do të dal unë se pse është thirrur dhe pse do po dënohet. Është tjetër problem, ky është problemi i degradimit politik të Erion Veliajt.

Pra mund të imagjinoni ju se, ky njeri që ka firmosur që në propozimin për ndërtimin e tij, ka firmosur për financimin e tij, ka firmosur për kontratën për pikë të tij, ky njeri ka firmosur për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit, ky njeri nuk ka asnjë përgjegjësi sipas Dumanit, ndërkohë që Arben Ahmetaj ‘arrestohet’, që e ka kundërshtuar 4 herë, që se ka fare as për vëzhgim as për mbikëqyrje, që nuk ka qenë dakord, që nuk e ka propozuar.

Pra në vend të Erion Veliajt dhe Edi Ramës servilet Arben Ahmetaj si kokë turku.

Dhe kjo është e vërteta. Nuk ka fyerje më të madhe për shqiptarët se kjo. Dhe kjo vetëm e vetëm sepse lalë vjedhësi fijet i ka me Edi Ramën, paratë i ka ndarë me Edi Ramën dhe shqiptarët nuk duhet të mësojnë se ku shkuan ato para, si u ndanë ato para. Nuk duhet.

Ka një telefonatë, por nuk duan ta marrin. Le të marrin telefonatën e Ahmetajt me Lefter Kokën, ta bëjë publike SPAK, por nuk e bën dot se akuzon veten rëndë.

Paratë janë ndarë midis Erion Veliajt dhe Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Të fundit