Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Spiropalin e hoqi si ministre Lubi Balluku, Shqipëria ka në krye një grup kriminal

Berisha: Spiropalin e hoqi si ministre Lubi Balluku, Shqipëria ka në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste dhe rolin e Elisa Spiropalit, duke hedhur poshtë idenë se lëvizjet e saj janë të orkestruara nga Edi Rama.

Sipas tij, largimi i Spiropalit lidhet me përplasjet e brendshme në qeveri dhe ndikimin e Belinda Balluku, ndërsa e cilësoi situatën në PS si tregues të një krize të thellë dhe konflikti për interesa brenda mazhorancës.

Sali Berisha: Nuk është një manovër e Ramës, sepse Elisa Spiropalin e flaku Lubi Balluku. Ia kam thënë dhe asaj në parlament, kur ishte në detyrë. E flaku Lubi Balluku, sepse Elisa Spiropali nuk mund të mbronte vjedhjen flagrante klamoroze të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut në takime ndërkombëtare.

Dhe Edi Rama e largoi atë menjëherë me urdhër të Lubi Ballukut. Se çfarë do bëjë, nuk është, nuk kam ndonjë, interes se çfarë do bëjë Eliza, apo çfarë ndodh brenda atij, asaj partie krimi. Ajo që mund t'ju them unë, se ata janë një grusht kriminelësh, njerëz që kanë porositur vrasje me Edi Ramën në krye, njerëz të cilët ndajnë pasurinë publike të shqiptarëve me familjarët e tyre, njerëz të cilët s'kanë ligj as kushtetutë, por vjedhin nga mëngjesi në darkë.
Kurrë Shqipëria s'ka patur në krye një grup më kriminal se ç'ka sot Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale. Ata janë sinonim i krimeve monstruoze, janë sinonim i krimeve të shumëllojta, janë sinonim i porositjes së vrasjeve, janë sinonim i bashkëpunimit me drogën, janë sinonim i plaçkitjes dhe vjedhjes së pamëshirë të pasurive publike dhe fondeve publike të qytetarëve shqiptarë, janë sinonim i pashiqve dhe çubrilloviqve, platformave të tyre ndaj shqiptarëve.
Ata janë pra armiq të egër, të qenies shqiptare, të kombit shqiptar, të të ardhmes së shqiptarëve.

Të fundit