Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha - Spiropalit: Je viktima më e merituar e Lubisë, u gëzove se do bëheshe zv.kryeministre

Berisha - Spiropalit: Je viktima më e merituar e Lubisë, u gëzove

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha replikoi me ish-ministren Elisa Spiropali.

Berisha iu drejtua deputetes socialiste duke e cilësuar atë një “viktimë” të Belinda Ballukut që sipas tij, priste t’i zinte postin e zv.kryeministres pas shkarkimit nga Rama.

“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.

Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni.

Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti”, deklaroi Berisha.

Të fundit