Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Statuset në Facebook-un e Veliajt i shkruan Rama

Berisha: Statuset në Facebook-un e Veliajt i shkruan Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur dyshime se statuset të cilat botohen në Facebook-un e Erion Veliajt shkruhen nga Rama.

I ftuar në "Kjo Javë" në News24, Berisha ngriti pikëpyetje edhe për firmën e Veliajt që shkarkoi Sara Goxhajn nga Bashkia e Tiranës.

“Çfarë ishin ato statuse? Sa i kam lexuar kam kuptuar që shkruan Edi Rama. Merr lexo artikujt që shkruante me emrin Bledi Mane Edi Rama. Nxirrte të gjitha shpërthimet e ujërave të zeza. Ishin copy paste e atyre artikujve, atyre e kuptova. Më vonë doli se Erion Veliaj nuk ka shkruar asnjë status. Kjo është makbethiane. Nuk mund të manipulosh. Këtu pastaj hyn në lojë SPAK, nuk mund të pranojë të tilla veprime nga askush. Meritojnë të gjithë ata që krijojnë kryetaren e deleguar, jo vetëm e shkarkojnë Goxhajn, por edhe e shkarkojnë nga puna. Ajo firmë është e Veliajt, si doli ajo nga qelia?”, tha ai.

 

Të fundit