Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takim me delegacionin e Asamblesë së KE në Kryesinë e Kuvendit

Berisha takim me delegacionin e Asamblesë së KE në Kryesinë

I shoqëruar nga deputetja demokrate, Albana Vokshi, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur këtë pasdite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ai pritet të takohet me delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, takim që nuk dihet se sa do të zgjasë mes tij dhe zyrtarëve evropianë.

Pas përfundimit të takimit, Berisha do të mbajë edhe një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit.

Lideri i opozitës, kohëve të fundit ka pasur një agjendë të ngjeshur me zyrtarët evropianë, jo vetëm në BE, por edhe në selinë blu.

Të fundit