Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takim me krerët e degëve të PD: Keni rol përcaktues për suksesin e dy çështjeve themelore

Berisha takim me krerët e degëve të PD: Keni rol përcaktues

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë pasdite një takim me krerët e degëve të PD në rrethe.

Në fjalën që mbajti, Berisha tha se kjo mbledhje është thirrur për dy çështje themelore, me të cilat duhet të përballet PD, të cilat sipas tij po i presin me padurim mbarë qytetarët shqiptarë.

Berisha: E thirrëm këtë të mbledhje, në një moment shumë të rëndësishëm dhe për dy çështje themelore, me të cilat duhet të përballet me sukses PD, të cilat po i presin me padurim mbarë qytetarët shqiptarë.

Udhëheqja juaj në degët e saj ka një rëndësi përcaktuese për suksesin e të dyjave, të tyre.

Së pari, zbatimi, zgjedhja e qytetarëve të parë dhe më pas edhe të këshilltarëve me procesin e primareve. Ne e kemi mision këtë dhe duhet ta konsideroni si një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, historik. Ju jeni dëshmitar që ne sot si shoqëri kemi humbur votën. Por nëse humbet votën, humbet shtetin ligjor, kushtetueshmërinë, lirinë dhe të drejtat dhe faktikisht shndërrohesh ose në një shoqëri diktatoriale ose parashterërore.

E para është reale. Ju të gjithë jeni njerëz, personalitete politike dhe ju që të gjithë e keni të qartë se këtu në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak dhe cilido që lexon për diktaturat, një nga format më të zakonshme të tyre, janë shtetet ku sundon një parti. Dhe pjesa tjetër, shtypet dhe vetëm shtypet.

Ky është realiteti i sotëm shqiptar.

Të fundit