Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takim me kryesinë e PD në Lezhë: Të humbasësh 45% të kombit, fatkeqësi e madhe kombëtare

Berisha takim me kryesinë e PD në Lezhë: Të humbasësh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e Lezhës.

Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se diktatura e Ramës ka bërë që Shqipëria të humbë 45% të kombit në një afat të shkurtër duke e quajtur këtë një tragjedi.

“Do vij t’ju takoj kudo në qytete dhe fshatra. Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj. Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite mandatet e qytetarëve. Nuk them se janë të njëjta, por diktaturat kanë ngjashmëri. Ka larguar për hapësirën e  Shengeni 1 mln e 99 mijë shqiptarë gjerë në vitin 2024, dy muaj më parë statistika e Eurostat. Të humbasësh 45% të kombit në afat të shkurtër, kjo është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ky ka zhytur në varfëri lemeritëse këta që jetojnë këtu. Në një varfëri në rritje”, u shpreh Berisha.

Të fundit