Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takim me pensionistët: Rama ju ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore, po e mban administratën pa sigurime shoqërore

Berisha takim me pensionistët: Rama ju ka trajtuar në mënyrë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me pensionistët, theksoi se trajtimi i pensionistëve nga ana e qeverisë Rama ka qenë "çnjerëzor" gjatë 12 viteve të fundit.

Berisha tha se shumica e pensionistëve në Shqipëri përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, duke përmendur se shumë prej tyre janë të detyruar të mbështeten në ndihmën e familjarëve për të mbijetuar.

Kryedemokrati kritikoi ashpër qeverinë për mos rritjen e pensioneve në përputhje me rritjen e çmimeve dhe shpenzimeve të jetesës.

Berisha: Së pari, shpreh nderimin tim më të madh dhe përuljen time për të gjithë kontributin që ju keni dhënë në këtë vend për familjet tuaja, për veten tuaj, për shoqërinë, për Shqipërinë.

Shpreh gjithashtu keqardhjen time të thellë, por edhe dhimbjen për faktin që ju, qindra mijëra gra e burra, që shkritë energjitë tuaja, mendjen tuaj, talentet tuaja, aftësitë tuaja për zhvillimin e këtij vendi, sot ndodheni në një gjendje pakrahasimisht më të vështirë, në rrafshin ekonomik, sesa bashkëmoshatarët tuaj në çdo vend tjetër.

Sot, mbi 780 mijë pensionistë përballen, përveçse një pjesë e tyre që kanë pensione maksimale, të tjerët përballen me vështirësi serioze për ushqimin e muajit, e ditës, për ilaçet që rëndom duhen në këtë moshë dhe për kujdeset e tjera të nevojshme.

Njeriu duhet të jetojë në dinjitet, por njeriun që e dënon me varfëri, ti ia dhunon edhe dinjitetin.

Pse them e dënon? Sepse ju në 12 vite jeni dëshmitarë, e keni provuar me jetesën tuaj të përditshme se pensionet tuaja janë rritur shumë më pak se sa çmimet.

Në qoftë se çmimet në dyqane janë dyfishuar, ndonjëherë edhe mbidyfishuar, dhe këtu është fjala për çmimet bazë.

Në qoftë se ilaçet e rimbursimit janë pakësuar dhe për fatin e keq edhe ato që blini janë jashtë standardeve, sepse këta e anuluan ligjin për interesa të mafies, ligji që garantonte standarde të BE.

Pra, ju sot jeni shtresa më e injoruar dhe në mënyrën më të pamerituar.

...

Doli në mënyrë shumë evidente se Edi Rama, mos ia përmendim as emrin, thotë se nuk na lejon fondi i pensioneve për të rritur pensionet. Dhe në qoftë se ne rrisim pensionet nga buxheti, ne pësojmë katastrofë. Nuk ka mashtrim më të madh.

Është e vërtetë që në vende që kanë dekada e dekada disiplinë në menaxhimin e fondit të pensioneve, në kontributet shoqërore dhe përdorimin e fondit për shtimin e tij me investime, është fondi që i përballon.

Por ky vend nuk jemi ne. Nuk janë as vendet e rajonit. Atëherë çfarë bëhet? Shtohet nga buxheti. Çfarë bëmë ne në vitin 2005-2013. Ne e gjetëm pensionin minimal 36 euro dhe e rritëm në 82 euro.

Gjetëm pensionin mesatar 110 euro dhe e rritëm në 143 euro.

Kosova para dy muajsh deklaroi se do i rris me 20 përqind pensionet dhe mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i vendosi në fondin e pensionet.

Tani ky mashtrues që e ka për moral mashtrimin, bën mbledhje, merr disa pensionistë, merr në krahun tjetër disa biznesmenë dhe u thotë ju e keni fajin se mbani punëtorët në zi pa sigurime shoqërore, ndaj dhe këta nuk marrin pensionet.

Po a e dini ju se kush mban më shumë në zi pa sigurime shoqërore? Administrata e Edi Rama.

Janë me qindra milionë euro deficit në fondin ju sepse Edi Rama nuk u paguan sigurimet shoqërore punonjësve të administratës.

Kjo është e vërteta. Kur ato sigurime shoqërore janë për ata që kanë larë me djersë këtë vend dhe ky që punon në administratë, shteti nuk i jep lekët, sepse nuk ka asnjë përgjegjësi punonjësi këtu, po këta mbajnë shumicën e administratës në të zi pa sigurime shoqërore.

Të fundit