Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takim me përfaqësues të diasporës, thirrje për protesta pranë ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare

Berisha takim me përfaqësues të diasporës, thirrje për

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të diasporës në selinë e partisë në Tiranë, deklaroi se vendi ndodhet në një situatë kritike demografike dhe politike, duke akuzuar qeverinë për keqqeverisje dhe korrupsion.

Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si “regjim”, ndërsa tha se Shqipëria po përballet me rënie të ndjeshme të popullsisë dhe emigrim masiv.

“Në rrafshin e dëmit kombëtar kjo faktohet më e dëmshme se ajo tjetra në kuptimin që ai persekutoi 120 mijë shqiptarë, 40 i çoi në kampe përqendrimi, 60 mijë i pushkatoi. Kurse ky largoi nga Shqipëria në 10 vite 45% të shqiptarëve dhe ne nuk po e realizojmë se si ne po vrapojmë drejt shuarjes. Nga viti 1990 – 2026 lindjet janë ulur në 74%. Vjetërsimi i popullatës është bërë me ritme 300% më të mëdha se sa në Europë. Sipas të gjitha përllogaritjeve demografike, pas 50 vitesh Shqipëria nuk do të ekzistojë si vend shqiptarësh”, tha Berisha.

Berisha denoncoi atë që ai e quajti "mburojë ligjore për vjedhjet", një praktikë e paprecedentë ku Rama përdor ligjin për të mbrojtur korrupsionin galopant. Berisha tha se Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë këtë model që rrezikon të kthejë në "pikën zero" procesin e integrimit të Shqipërisë.

Berisha u bëri thirrje shqiptarëve kudo që ndodhen që ta shohin këtë jo si një betejë partiake, por si një betejë për ekzistencën e Shqipërisë: protesta në diasporë: Mobilizim i plotë pranë ambasadave të Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare; mbrojtja e votës: Çdo qytetar që beson te dënimi i vjedhjes dhe te rruga evropiane duhet të jetë në shesh; protesta paqësore.

Të fundit