Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Takimet e kërkuara nga Rama në SHBA janë refuzuar nga zyrtarë të lartë amerikanë

Berisha: Takimet e kërkuara nga Rama në SHBA janë refuzuar nga

Në një diskutim të hapur me qytetarë në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se takimet që kryeministri Edi Rama ka kërkuar gjatë vizitës së tij në Uashington janë refuzuar nga zyrtarë shumë të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Berisha u shpreh se, ndonëse Rama ka kërkuar takime dhe përfaqësim në konferencë, disa prej tyre nuk u miratuan:

"Një gjë mund të them se ai nuk e thotë, por e fsheh: disa takime i janë refuzuar. Kaq mund të informoj shqiptarët. I falënderoj zyrtarët amerikanë për qëndrimin e tyre," tha Berisha.

NJOFTIM PËR SHTYP

*Desada Xhetani: Doktor, si t’u duk sjellja e Ramës në Uashington. Më la një shije shumë të hidhur me inferioritetin që tregoi ndaj vendeve të tjera?*

*Sali Berisha:* Desada, edhe dje më pyetën mua për këtë, por unë u shpreha që kam atë mendim që kanë ata shqiptarë që e panë vetë atë konferencë. Një gjë mund të them se ai nuk e thotë, por e fsheh, por jo një, por disa takime i janë refuzuar.
Kaq mund të informoj shqiptarët.
Pra, i janë refuzuar.
Pra, nuk është se nuk kërkoi takime, sepse ajo ishte konferenca, sigurisht që Shqipëria do përfaqësohej në bord, por takimet e kërkuara nga Ramaduro u refuzuan nga zyrtarë shumë të lartë të SHBA.
Dhe unë i falënderoj ata për qëndrimin e tyre.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit