Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takon deputeten italiane Annarita Patriarca: Diskutuam për zhvillimet ekonomike dhe politike

Berisha takon deputeten italiane Annarita Patriarca: Diskutuam për
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Itali, ku ndër të tjera është takuar me deputeten e Forza Italia, Annarita Patriarca.

Berisha ka postuar një foto me Patriarcan në rrjetet sociale ku shkruan se diskutuan mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët. 

Postimi i plotë:

Në foto me znj. Annarita Patriarca, deputete e Forza Italia në Parlamentin Italian. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët.

Znj. Patriarca po ashtu mban detyrat si Sekretare e Presidencës së Dhomës së Deputetëve, Sekretare e Komitetit për Barazinë e Mundësive dhe Anëtare e Komisioneve: Komisioni për Covid-in, Komisioni i Drejtësisë, Komisioni për Çështjet Sociale, Komisioni për Feminizidin, Komiteti për Çështjet e Personelit.

Mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e saj në forcimin e demokracisë dhe zhvillimit në rajonin tonë!

Të fundit