Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takon eksperten ligjore nga Fondacioni Konrad Adenauer

Berisha takon eksperten ligjore nga Fondacioni Konrad Adenauer

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim ne selinë blu me Dr. Katrin Nagler, eksperte ligjore e sjellë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center.

 “Në këtë takim”, shkruan Berisha,  “falënderova Zonjën Nagler dhe Fondacionin Adenauer për mbështetjen e tyre tejet të çmuar”.

Mesazhi:

Të dashur miq,

Sot, në selinë e Partisë Demokratike, pata kënaqësinë të mirëprisja Dr. Katrin Nagler, eksperte ligjore e sjellë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center. Takimi u zhvillua në prani të Znj. Edith Harxhi, Znj. Diana Mjeshtri, Drejtoreshë Ekzekutive e Albanian Policy Center, si dhe ekspertëve Brikena Kasmi dhe Gentian Trenova, të cilët po japin një kontribut të çmuar në vlerësimin e Reformës në Drejtësi. Ky proces do të kulmojë me publikimin e një raporti vlerësues.

Në këtë takim falenderova Zonjën Nagler dhe Fondacionin Adenauer për mbështetjen e tyre tejet të çmuar.

Në vijim të kësaj nisme, mbrëmjen e sotme do të marr pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Albanian Policy Center dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albania, ku personalitete të shquara dhe profesionistë të fushës do të ndajnë analizat dhe vlerësimet e tyre mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri.

Të fundit