Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takon ish-presidentin kroat, shfaqen duke bërë shqiponjën dykrenore

Berisha takon ish-presidentin kroat, shfaqen duke bërë shqiponjën

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me ish-presidentin kroat Stjepan Mesić në selinë blu.

Në një postim në Facebook, Berisha jep detaje nga diskutimi dhe takimi me ish-presidentin kroat, ku ka folur edhe lidhur me situatën aktuale të vendit, si dhe për zhvillimet në rajon dhe Evropë. Në një foto, Berisha, ish-presidenti kroat dhe aktivisti Muharrem Salihu janë shfaqur duke bërë shqiponjën dykrenore.

Postimi i Berishës:  

Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, Z. Stjepan Mesić.

Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen.

Po keshtu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.

Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.

Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.

Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani.

Takimi ishte i hapur.

Të fundit