Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takon krerët e partive aleate: Në zgjedhje vendore me kandidat të përbashkët

Berisha takon krerët e partive aleate: Në zgjedhje vendore me kandidat

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në takim kryetarët e partive aleate.

Sipas zyrës së shtypit të PD, mes tyre u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

"Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare - Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.  

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë", thuhet në njoftim. 

Të fundit