Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takon zyrtarin e lartë gjerman: Qëndrojmë të vendosur në integrimin e vendit

Berisha takon zyrtarin e lartë gjerman: Qëndrojmë të

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në selinë blu me Raportuesin e Bundestagut për Ballkanin, Peter Beyer.

Berisha ka ndarë detaje nga takimi me Beyer ku kanë diskutuar mbi projektin e integrimit të Shqipërisë, si edhe me gjendjen aktuale të vendit, duke filluar nga problemet me drejtësinë deri te lidhja e karteleve të drogës me qeverinë.

“E njoha me të gjitha pikëpamjet e opozitës me këto zhvillime dhe e sigurova se ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë, projekti për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Natyrisht e njoha edhe me pengesat e mëdha, serioze, shumë të mëdha, me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, kartelet e drogës dhe fuqinë e tyre shumë të madhe për shkak të lidhjeve të niveleve më të larta dhe vështirësi të tjera me të cilat ne përballemi, por edhe vendosmërinë tonë për të vazhduar përpjekjet në këtë vend që të realizojmë projektet që kemi.

Faleminderit shumë dhe njëherë zoti Beyer për të gjithë mbështetjen dhe interesin tuaj për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.

Të fundit