Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Taksa mbi naftën më e larta në botë, të vendosim regjim fiskal si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Taksa mbi naftën më e larta në botë, të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një mbledhjeje me grupin parlamentar të PD, ka kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të sistemit fiskal mbi karburantet, duke e cilësuar atë si “ndëshkues” për qytetarët shqiptarë.

Berisha u ndal te rritja e çmimit të naftës, duke theksuar se ndikim ka pasur edhe situata ndërkombëtare, përfshirë zhvillimet në Gjirin Persik dhe bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, por sipas tij, barra kryesore mbi qytetarët vjen nga taksat e larta në vend.

“Ne duhet të vendosim një regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia. Sistemi aktual është absolutisht ndëshkues për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, aktualisht mbi çdo litër naftë aplikohet një taksë prej 1.1 euro, që ai e cilësoi si më të lartën në botë. Ai argumentoi se kjo taksë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës, duke prekur jo vetëm drejtuesit e automjeteve, por edhe fermerët, pensionistët dhe gjithë zinxhirin e çmimeve.

Berisha krahasoi gjithashtu barrën që përballojnë qytetarët shqiptarë me atë të vendeve të zhvilluara, duke thënë se një shqiptar shpenzon rreth 7.3% të të ardhurave ditore për naftë, ndërsa një gjerman vetëm 1.25%.

Ai akuzoi qeverinë se po përfiton nga rritja e çmimeve, duke shtuar të ardhurat buxhetore përmes taksave, ndërsa qytetarët përballen me kosto gjithnjë e më të larta.

PJESE NGA FJALA\

Lidhur me situatën në Shqipëri, gjendjen e çmimit të naftës, pa diskutim që lufta e Gjirit Persik në Shqipëri dhe në mbarë botën ka ndikuar në çmimin e naftës.

Dhe pavarësisht nga marrëveshja e armëpushimit e arritur me ndërmjetësimin e Pakistanit, pasojat e krijuara nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit dhe goditja nga Irani i impianteve më të mëdha të gazit dhe naftës në rajon kërkojnë javë dhe muaj për t’u normalizuar.
Ndaj dhe grupi ynë parlamentar dhe opozita kërkon me çdo kusht përmbysjen e sistemit fiskal aktual mbi litrin e naftës.
Sistem absolutisht ndëshkues totalisht mbi qytetarin shqiptar.
Sistem i cili ka në bazë një taksë prej 1.1 euro për litër nafte.
Një marrëzi, një taksë që tejkalon çdo vend tjetër të planetit.
Një taksë e cila penalizon më shumë ata që nuk kanë vetura se ata që kanë vetura.
Sigurisht që penalizon ata që kanë vetura dhe i penalizon në mënyrën më të pamerituar, por penalizon më shumë fermerët, penalizon më shumë pensionistët, të gjithë popullatën tjetër me rritjen e çmimeve të transportit, ushqimeve, etj.
Pra, si gjaku i një ekonomie, asgjë nuk ndikon më shumë direkt tek xhepat e qytetarëve se nafta.
Mungesa e ndjeshmërisë së qeverisë ndaj këtij faktori ngjitet në nivel kriminal.
Si mund të justifikohesh para qytetarëve kur ti vendos taksën më të lartë në botë? Më të lartë se Singapori, më të lartë se Hong Kongu, 61 përqind të çmimit të naftës e përcakton taksa.
Dhe në qoftë se e proporcionon me të ardhurat, një gjerman shpenzon për naftën 1.25 përqind të të ardhurave ditore.
Një shqiptar shpenzon për naftën 7.3 përqind të të ardhurave ditore. 7 herë më shumë.
Çmimet po rriten, tokat djerrë po shtohen.
Bagëtitë theren sepse çmimi i ushqimeve të bagëtive rritet.
Të gjitha këto sirena që bien, injorohen në mënyrën më të papërgjegjshme nga Edi Rama.
Kemi dy vende përreth, Kosovën dhe Maqedoninë. Ne duhet të vendosim atë regjim fiskal që të paktën qytetarët shqiptarë të mos shkojnë nga Elbasani për të mbushur serbatorin e benzinës në Strugë. Apo nga Shkodra në Mal të Zi.
Asnjë qëndrim i përgjegjshëm, vetëm mashtrim.
Vetëm nga rritja e çmimit në 220 lekë, shteti fiton 8 lekë për litër më shumë.
Dhe kjo na del edhe rritje ekonomike.
Pra kjo del edhe GDP më e lartë. Nuk ka mashtrim më të madh se kjo.
Sepse u pa, është e qartë, faktor kryesor i rritjes së GDP janë të ardhurat fiskale si kurrë më parë.

Të fundit