Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tashmë edhe në TikTok, mesazh të rinjve

Berisha tashmë edhe në TikTok, mesazh të rinjve

Kryedemokrati Sali Berisha tashmë do të jetë edhe në TikTok. Ai ka nxjerrë një video-mesazh drejtuar të rinjve.

Ky i fundit thekson se sfida e PD është largimi i qeverisë Rama. Sipas tij,  qeveria po “ushqen” popullatën me propaganda.

“Ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë, teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internet 3, kriptoteknologjsë, inteligjencës artificiale. Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në portën e Apple dhe kompanive të tjera të mëdha të HighTech.

Ndërsa këtu, ai tjetri thotë se punë ka, por profesionista nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka.

Ndaj dhe Partia Demokratike përcaktoi objektiv kryesor të programit të saj, vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë, apo në zemër të ekonomisë shqiptare. Me besimin më të madh se ju, të rinjtë e vendit, do ta çoni përpara këtë revolucion. Me mendjen dhe energjitë tuaja mund ta shndëroni Shqipërinë në një Silicon Valley  të Europës dekadën që vjen”, tha Berisha.

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound - Sali Berisha

Të fundit