Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të hënën miratohet udhëzimi i primareve për kryetarët e bashkive

Berisha: Të hënën miratohet udhëzimi i primareve për

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Berisha deklaroi se ditën e hënë Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të miratuar udhëzimin e primareve për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive.

“Ditën e hënë Këshilli Kombëtar i PD miraton udhëzimin për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive sipas primareve. Në një kohë fare të shkurtër do të përpunohet udhëzimi për zgjedhjen e kryetarëve. Pra, primaret do të kenë kuadrin ligjor ditën e hënë”, tha Berisha.

Kryedemokrati garantoi se protestat do të nisin shumë shpejt, teksa shtoi se janë e vetmja mundësi për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Mënyra më intensive e komunikimit tim me ju, ka qenë përmes rrjeteve sociale. Sa i përket protestave, e vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit e të varfërit po bëhen më të varfër. Rama votën nuk e pranon dhe i gjithë ky zhvillim dramatik, përmbysje në shtresat e shoqërisë ka një shkak themelor dhunimin e votën prej tij. Protestat janë rruga për të cilën është përcaktuar fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Ju garantoj se do të nisin shumë shpejt. Janë shtyrë, por edhe shtyrja bëhte për shumë aspekte e padurueshme. Grevat e protesta do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën e votën e lirë për të dalë nga regjimi totalitar”, tha Berisha.

Të fundit