Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të hiqet masa ndaj Elton Qynos. Artan Hoxha, është anëtar i bandës së Bajrëve

Berisha: Të hiqet masa ndaj Elton Qynos.  Artan Hoxha, është

Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka reaguar për masën që ka dhënë SPAK ndaj dt gazetarëve të kronikës, Elton Qynos dhe Artan Hoxhës.

Berisha ka kërkuar që masa ndaj Qynos të hiqet menjëherë teksa e ka cilësuar rrëmbimin e tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.

Kurse gazetarin Artan Hoxha, Berisha e ka quajtur anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani.

Berisha: Së fundmi, nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin.
Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.
Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Edi Ramën nga dokumente që e kompromentojnë atë në mënyrën më serioze, duke filluar nga udhëtimi i tij në Aruba tek dhuratat gjysmë milionë euro, etj, etj, përbëjnë një akt kriminal të vërtetë në mbrojtje të Edi Ramës.
Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno.
Sikundër i shpreh atij solidaritetin tim më të plotë dhe të PD.
Ata që vendosën këto masa, ata kërkojnë të mbyllin kanalet e transparencës së medieve.
Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim, me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat, por i mbrojtur nga Altin Dumani, gjer së fundmi u detyrua të vendosë një masë arresti shtëpie, ndërkohë që informoi publikun se dokumente zyrtare faktojnë se Artan Hoxha ka shkelmuar detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv, i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë.
Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri-tjetrin, lidhja qëndron në poshtërsinë e Altin Dumanit, që kërkon t’i paraqesë të inkriminuar së bashku.

Të fundit