Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të krijojmë qeverinë teknike dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Berisha: Të krijojmë qeverinë teknike dhe të shkojmë

Kreu i PD, Sali Berisha përsëriti gjatë tubimit drejtuar simpatizantëve të tij të mbledhur poshtë banesës ku ndodhet në arrest shtëpie se mosbindja civile është rruga e vetme e largimit të qererisë.

Ai shton se kjo është mënyra e vetme për të larguar këtë të keqe të madhe që sipas tij ka pushtuar Shqipëri.

Berisha: Miqtë e mi, korrupsioni është mynxyrë.
Është mynxyrë e madhe!
Është rrënimtar.
Ndaj dhe edhe njëherë, rikthehem te stadiumi i Kavajës 34 vite më parë.
Rrugë tjetër për t’u marrë me diktaturën, përveç mosbindjes civile nuk ka.
Ndaj duhet guxim, guxim dhe guxim. Dhe të shporrim, të largojmë nga pushteti këtë bandë, këtë aleancë të pushtetit me krimin.
Të krijojmë qeverinë teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Koha është e guximtarëve, guximtareve.
Ndaj dhe koha ka ardhur, çdo ditë që kalon është ditë e humbur të ecur të sigurt drejt fitores që na pret.
Drejt fitores që meritojmë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

Të fundit