Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Të shkërmoqim ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë

Berisha: Të shkërmoqim ëndrrën e Edi Ramës të

Berisha: Në 2 korrik të vitit 1990, të rinjtë, më të varfrit e kryeqytetit, në tërësi punëtorë, u vërsulën si luanë mbi muret e ambasadave, hynë në oborr të tyre, pra defakto shemb murinj e Berlinit në Tiranë.

Një diplomat gjerman që bëri gjithçka për suksesin e tyre, që bëri  gjithçka që shqiptarët të ndiqnin shembullin e tyre, dhe diktatura të kishte menjëherë fatin e diktaturave të tjera komuniste, shkruan se; unë nuk kisha mbështetje as te kolegët e mi në Tiranë dhe as te qeveritarët e mi në Bon. Dhe mbeta pothuajse i vetmuar.

Pra ju tregova këtë shembull se ne për tu mbështetur, duhet të sakrifikojmë shumë, duhet të tregojmë se jemi ne që vendosim për liritë tona. Se jemi ne që nuk lejojmë kurrë një Shqipëri pa opozitë. Se jemi ne që nuk pranojmë kurrë një diktaturë bande. Se jemi ne që do të votojmë me çdo çmim të lirë dhe do të shikoni ju miqtë e mi, se si prozhektorët nga të katër anët do të vërshojnë mbi ne.

Ndaj dhe ne të bëhemi kështu, shpresa e vërtetë e shqiptarëve, drita e vërtetë e shqiptarëve, por të bëhemi gjithashtu një frymëzim për të gjithë ata  që vuajnë në diktaturat të cilat duan gjithnjë një vend pa opozitë.

Të shkërmoqim, të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë.  Edi Rama nuk e toleron opozitën, Edi Rama nuk e toleron kritikat, Edi Rama nuk e toleron mendimin ndryshe.

Të fundit