Flash News

Ditari i Opozitës

Strategjia e re e Berishës: Si do mposhtet Rama në platformat online

Strategjia e re e Berishës: Si do mposhtet Rama në platformat online

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve ka artikuluar një strategji të re politike, duke theksuar se fitorja kundër qeverisë së Edi Ramës kalon përmes dominimit të rrjeteve sociale dhe mposhtjes së frikës.

Berisha e nisi fjalën e tij duke marrë si shembull zgjedhjet e fundit në Hungari, ku një parti e qendrës së djathtë, anëtare e Partive Popullore Europiane (EPP), arriti të fitonte pas 16 vitesh qeverisje të Viktor Orban. Sipas tij, çelësi i suksesit të opozitës hungareze nuk ishin mediat tradicionale, por dominimi absolut në platformat online.

Duke e kthyer vëmendjen nga situata e brendshme e partisë, Berisha kritikoi ashpër zyrtarët dhe anëtarët për mungesën e aktivitetit dhe guximit në hapësirën dixhitale. Ai pohoi se merr vazhdimisht mesazhe nga mbështetësit që pyesin pse lidershipi i PD-së hesht online.

Berisha: Dje në Hungari u ndryshua pushteti. Fidesz, një parti mike e jona që nga themelimi, se në fakt jemi dy partitë e vetme që kemi ngelur në skenën politike europiane, nga ato që u themeluan në ‘90-tën si forca antikomuniste, pas një qeverisje 16 vjeçare të Viktor Orban, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, fitoi po një parti e qendrës së djathtë, anëtare në EPP dhe Orban doli në opozitë, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Dy gjëra po lexoja. Së pari, opozita aty kishte patur mbështetjen e televizioneve më të shikuara.

Dhe ky është një avantazh i madh, komerciale, të paktën sipas një raporti që lexova. Por kryesorja, opozita kishte dominuar në mediat sociale. Pra, megjithëse kishin televizionet më të shikueshme, unë nuk i di se nuk i njoh ato mediat e tyre, por ata dominonin tërësisht në YouTube, në të gjitha mjetet, rrjetet sociale. Tani, do të jemi të hapur këtu edhe para edhe para qytetarëve. Zoti kryetar, zoti deputet, anëtar kryesie, koordinator e të tjerë me radhë. Anëtari ynë i thjeshtë do që në atë Facebook-un tënd të shoh edhe guximin tënd. Të jemi të hapur këtu.

Të flasim haptas. Çfarë ndodh? Unë jua kam thënë dhe përpara këtë. Më çojnë mesazhe, lexojnë statuse, s'po i përmend emrat tani se, të disa nga demokratëve që bëjnë statuse shumë kurajoze, dhe kritikë ndaj qeverisë, përqëndrohen dhe më çojnë mua fjalë dhe demokratët më shkruajnë mua, pse drejtuesit e PD-së nuk marrin, nuk bëjnë statuse të tilla në Facebook-et e tyre? Në Instagram-at e tyre? Pse kryetarët e degës nuk e bëjnë këtë? Pse ky nuk e bën? Pra, shikoni. Dhe t'ju them një gjë, mos e injoroni, sepse ne armikun më të egër sot për sot kemi frikën që ka ngjallë, ka arritur të ngjallë Edi Rama. Dhe detyra më kryesore jona është të vrasim frikën. Imagjinoni, t'ju them një gjë. Ndodh kjo. Para një muaji, në Beograd, tre shqiptarë po shkonin në Poloni, me pa ndjesë, katër shqiptarë. Dhe njëri prej tyre poston në Facebook një status me flamurin e me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, dhe këput fjalë jo të mira për Serbinë, sharje. Policia tek dera e merr, e arreston bashkë me shokët e tij.

Dhe unë dal në protestë, protestojmë këtu në konferencë shtypi. Të nesërmen, Klevis Balliut në darkë, i troket në derë një vajzë e re. Aman thotë deputet, ma hiq atë foton thotë, që ke postuar. Klevisi duke shpërndarë fletushkat, i kishte dhënë asaj një fletushkë nga thirrjet tona për protestë dhe kishte bërë një foto me të dhe e vendos në Facebook, foton. Më hiq atë foton thotë se i kanë shkuar thotë me statusin tënd nënës në punë edhe ma heqin nga puna. Dhe kjo identik, regjime policeske tani. Shiko ç'bëjnë. Tani çfarë duhet të bëjmë ne? Ne duhet të bëjmë sa më shumë, sa më aktiv në statuse dhe në të gjithçka tjetër, edhe duke bërë share njëri-tjetrin, duke duke marrë materiale, duke duke postuar artikuj. Rrjetet tona nuk mund të jenë kurrë rrjete të fjetura.

Nuk mund të jenë kurrë rrjete të fjetura. Është e pafalshme. Është absolutisht e pafalshme. Ty nuk ta jep kamerën ai të dalësh, po ama Facebook-un nuk ta ndalon dot. Tani që të jemi këtu të hapur. Përdorimi i rrjeteve sociale do kontrollohet. Përdorni apo s'përdorni. Është detyrim. Për atë që drejton dhe ka një post, ai është detyrim. Përndryshe, rri i heshtur, rri i heshtur. Pra, do kalojmë në këtë, në këtë, jemi, ne jemi në një betejë të vështirë. Ne duhet të përdorim çdo mjet legjitim.

Ju nuk mund t'i imagjinoni se çfarë manipulimi bën Edi Rama 90% të mediave. Me lista që këta nuk duhet të shkelin në studio televizive. Duhet të merrni vetëm këtë apo atë. Duhet të merrni dhe këtë që ta diskreditoni dhe ta denigroni në studio. Këto janë reale, absolute. Sepse në studio dhe kudo ka gazetarë të ndershëm, gazetarë të cilët neveriten me qëndrimet e drejtuesve të tyre, por ky është realiteti. Po e mashtrimet, manipulimet, nuk kemi ne një mjet. Mos mendoni se me një apo dy mjete arrijmë të tejshkojmë perdhen e rëndë të censurës dhe një gjë ju them, nuk ka mafie më kriminale, më të rrezikshme se mafia e fjalës së lirë. Se e para është fjala e lirë. Ajo është më e keqe se mafia e drogës, ajo është më e keqe se mafia e trafiqeve, ajo është më e keqe se të gjitha mafiet e tjera. Dhe aty e kemi një armë. Aty e kemi. I kemi dy fjalë. Nuk duhet të përtojmë. Duhet të nxjerrim, duhet të nxjerrim veten tonë. Kështu që është shumë herë është ngritur kjo çështje. Por tani ne kërkojmë një kthesë rrënjësore.

Kthesë e cila për hir të së vërtetës duhet të them, siç do të vlerësohen parametra të tjerë, do jetë një nga parametrat që do vlerësohet. Statuset tona janë çështja e guximit tonë. Unë guxoj dhe i them një nga një, të vërtetat për kryetarin e bashkisë, për ministrin, për kryeministrin, i marr nga tjetri se s'mund të mos i di, ju e keni parë. Marr artikuj, publikoj në Facebook, tre vetë e shohin, mirë, tre vetë. Pesë vetë, pesë vetë, po e shohin më shumë, e shtojmë më shumë këtë. Thashë, opozita atje kishte televizionet më të shikuara, por ishte absolute në YouTube dhe në rrjetet sociale. Pra ne kemi një rezervë shumë të madhe. Kemi një rezervë shumë të madhe në anëtarësime, kemi një rezervë shumë të madhe në organizim, kemi një rezervë shumë të madhe në rrjetet sociale. Ne mund ta ndryshojmë me vullnet të hekurt. Ne i japim Partisë Demokratike dimensione të atilla që s'ka patur kurrë më parë. Po kjo kërkon të vazhdojmë betejën. Kjo kërkon të bindim, t'i kundërvihemi dhëmb për dhëmb kësaj propagande, këtyre mashtrimeve.

Të fundit