Flash News

Ditari i Opozitës

“Berisha tha ca të vërteta”/ Shehi: Çmimet po rriten, por bota po merr masa dhe jo arnime si Rama

“Berisha tha ca të vërteta”/ Shehi: Çmimet po

Deputeti Dashamir Shehi ka folur për krizën që ka përfshirë vendi, duke thënë se ndryshe nga shtetet e tjera, qeveria Rama nuk po ndërmerr masa reale.

Ai tha se qeveria duhet ta kishte parashikuar këtë situatë dhe të përgatitej për ta përballuar.

“Të nderuar kolegë. Tani i rikthehemi edhe njëherë punës sës çmimeve. Këtu mund të thonë se kanë bërë pafund. Është e vërtetë që në të gjithë botën po ngrihen çmimet por bota merr masa reale. Nuk merr arnime sipërfaqësore duke pritur se çfarë do ndodhë pas dy muajsh. Edhe kjo që po ndodh sot është përgjegjësi e qeverisë.

Kriza ka muaj që është. Kjo qeveri duhet ta kishte parashikuar këtë lloj situate. Këtu ndodhemi gjithmonë me emergjencë përpara një fakti. Duhet mbyllur kjo lloj politike. Një qeveri e përgjegjshme mendon 2-3 vite përpara se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Shehi.

Ky i fundit u shpreh në të njëjtën linjë me Berishën sa i përket menaxhimit të energjisë elektrike.

“Atë që duhet ta bënte qeveria nuk e ka bërë. Nesër mund të jetë edhe më keq. Të kthehemi te çmimet e energjisë elektrike. E tha Berisha këtu.

Mund të ketë punët e veta Berisha por për çështjen e energjisë tha disa të vërteta. Vjet është keqmenaxhuar kaskada. Nëse do kishin bërë kontrata afatgjatë energjia elektrike do ishte blerë me 200 dollarë. Nuk e kemi bërë këtë dhe tani vijmë vërdallë me këto muhabete”, u shpreh Shehi.

 

Të fundit