Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje demokratëve një ditë para zgjedhjeve për kreun e PD: Pasioni ynë është liria e shqiptarëve

Berisha thirrje demokratëve një ditë para zgjedhjeve për

Ish kryeministri Sali Berisha u ka përcjellë një mesazh demokratëve një ditë para zgjedhjeve për kreun e PD.

Në një video të postuar në Facebook, Berisha iu drejtohet duke thënë se ky mision do të vazhdojë një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e saj.

“Ne e vazhdojmë këtë betejë, e vazhdojmë këtë mision më të vendosur se kurrë, si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD, si një lëvizje e fuqishme që do të bëjë më vete çdo shqiptar që beson tek ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët,  që vendos t’i thotë vetes “të bashkohem me këtë lëvizje” – “të mos them më kurrë ç’më duhet mua” – “të mos them më kurrë s’ke ç’i bën”.

Kemi ç’ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri!

Kemi ç’ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, e rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj, se Shqipëria ecën në drejtim të gabuar.

Hajde t’i bindim, të trokasim në zemrat e tyre , me urtësi, me mençuri, me njerëzi! Të bashkohen me ne”, shprehet Berisha në video.   

Të fundit