Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje institucioneve ndërkombëtare: Hetoni vdekjen e Enver Sheshit!

Berisha thirrje institucioneve ndërkombëtare: Hetoni vdekjen e Enver

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të nisin hetimet për vdekjen e të arrestuarit të inceneratorëve, Enver Sheshi.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se OKB, KiE dhe Amnesty International duhet të hetojnë shkaqet dhe rrethanat që ccuan në vdekjen e Sheshit.

“Pra, këto qëndrime, të cilat zëvendësojnë transparencën e domosdoshme në këto rrethana të vdekjes së një njeriu në duart e shtetit, me bllokimin e kësaj transparence, flasin në favor të tezës, të atij mendimi, se kemi të bëjmë me një akt të mafies. Në vdekjen e Enver Sheshit ka gisht mafia qeveritare e djegësave.

Sot u bëj thirrje Komitetit Antitorture të Këshillit të Europës, Komisionit të Drejtave të Njeriut të OKB, por edhe Amnesty International, të bëjnë gjithçka për të zbardhur vdekjen e këtij qytetari, e cila është vdekja e radhës në vdekjet e shumta në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku aplikohen torturat dhe kanë humbur jetën shumë e shumë të burgosur dhe të paraburgosur në duart e këtij shteti mafioz”, tha Berisha.

Më herët, ai deklaroi se Sheshi u vra pasi kishte vendosur të fliste rreth aferës së incneeratorëve. Berisha u shpreh se Rama gjeti një mënyrë për ta eliminuar.

Të fundit