Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje Kim: Po ikën si një sekretare e PS-së, kërkoju falje shqiptarëve

Berisha thirrje Kim: Po ikën si një sekretare e PS-së,

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë një kërkesë ambasadores Yuri Kim.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte, Berisha i ka kërkuar Kim që ti kërkojë ndjesë  shqiptarëve.

Berisha ka thënë se para se të largohet nga Shqipëria, Kim duhet të kthehet tek e vërteta.

Sot për krahun këtej, kam një lajm të hidhur, do mërziten shumë sepse sot për herë të dytë në historinë e SHBA-së në një akt shumë të rrallë dhe historik, kryeministri i Indisë Modi, një burrë shteti i sanksionuar pak vite më parë, i drejtohet Kongresit të SHBA-së, me një fjalë të veçantë.

Këtë shans e ka pasur tre herë me radhë, gjeniu i politikës botërore, Uinston Çërçill, për së dyti kanë qenë të rrallë, të jashtëzakonshëm.

Nuk e solla këtu këtë, për të bërë ndonjë paralelizëm mes Modit dhe Sali Berishës, ndonëse e vërteta është si diamanti, i madh ose i vogël, shkëlqen pandalshëm dhe e vërteta triumfon në çdo lloj rrethane.

Po e solla për diçka tjetër. E solla për një kërkesë ndaj guvernatores Yuri Kim, që po largohet nga Shqipëria. Tu kërkojë falje shqiptarëve se në mënyrë të përsëritur u ka deklaruar atyre se, ky vendim sanksionimi nuk hiqet kurrë. Ftesa ime nuk ka lidhje me ndonjë rivendikim timin, por ka lidhje thjeshtë për ti thënë asaj të nderuar që të kthehet tek e vërteta para se të largohet nga Shqipëria

Nga ana tjetër me qëndrimet tuaja dhe bashkërendimin me qeverinë e narkotrafikantëve të Edi Ramës, je e vetmja ambasadore në 32 vite që largohesh nga ky vend e cilësuar gjerësisht si sekretare e PS-së, kjo nga unë.”, ka thënë Berisha.

 

 

Të fundit