Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje Komisionit të Venecias: Të denoncojë publikisht presionet e Ramës ndaj 'Kushtetueses'

Berisha thirrje Komisionit të Venecias: Të denoncojë publikisht

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për presion dhe terror ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e krahasuar me praktikat autoritare.

Berisha tha se presionet e Ramës ndaj Kushtetueses do i kishte zili edhe Maduro, ndaj i ka bërë thirrje Komisionit të Venecias ta denoncojë publikisht këtë rast. 

Berisha: Së dyti, dënoj me forcën më të madh presionin dhe terrorin e Edi Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Dënoj me forcën më të madhe.
Në një akt të pashembullt, ditën e djeshme ai ka ndërmarrë dy sulme të egra që tejkalon edhe Maduron e Venezuelës, ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Në përgjigjen e tij ndaj deklaratës së shoqatës së gjyqtarëve, ku ata denonconin dhe dënonin ndërhyrjet brutale të Edi Ramës mbi Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur vjedhjen e tij me tunelin e Llogarasë, është kapur mat, nuk ka ku lëviz.
Është mat, nuk del më.
Dhe u vërsulet me një gjuhë që edhe Maduro do e ketë lakmi kur ta lexojë, kur t’ia përkthejnë.
Çfarë kërkuan gjykatësit?
Kërkuan që të mos ndërhyhet, të mos ushtrohet presion ndaj gjykatës.
Ju jeni dëshmitarë se si një javë më parë, ky mashtrues publik, i kapur në çark me vjedhjen e tunelit të Llogarasë, citoi kushedi sa herë Komisionin e Venecias, sikur ky Komision paska dhënë opinione se nuk mund të pezullohen ministra.
Tani e ka hequr, ka katër ditë që nuk e përmend më Komisionin e Venecias.
Duket ka marrë ndonjë karton të kuq.
Dhe i bëj thirrje Komisionit të Venecias të bëjë ndonjë deklaratë që ta mësojnë shqiptarët se ky është mashtrues publik ndërkombëtar.
Nuk mjafton kartoni i kuq.
Mjafton edhe deklarata publike për të denoncuar njeriun që citoi në një ligjëratë koprolalike të gjatë, dias herë Komisionin e Venecias, që në asnjë rast nuk ishte ai Komision që kishte dhënë ato direktiva apo ato këshilla.
Përkundrazi, në shqyrtimin e nenit të kodit të procedurës penale të Kosovës, i cili autorizon gjykatësit njëlloj si neni i Shqipërisë, të pezullojë, Komisioni i Venecias thotë se ky nen nuk bie ndesh as me Kushtetutën.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka gjykuar se pezullimi nuk është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Dhe kjo është evidente.

Të fundit