Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje mbështetësve: Vazhdojmë të pamposhtur mosbindjen civile

Berisha thirrje mbështetësve: Vazhdojmë të pamposhtur

Kreu i PD Sali Berisha, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie ka dalë sot para mbështetësve të tij, që ishin mbledhur poshtë pallatit.

Në fjalën e tij nga dritarja e shtëpisë, Berisha u bëri thirrje mbështetësve që të vazhdojnë aksionin me mosbindje civile, pasi sipas tij nuk ka gjë më të rëndësishme se përmbysja e Edi Ramës.

Do të vazhdojmë të pamposhtur me mosbindje civile kundë kësaj diktature. Zoti të vret kur armikut nuk i thua armik. Jetojmë në një vend ku ligji shkelet çdo ditë dhe zëvendësohet me kushtetutën e Edi Ramës. Jetojmë në një vend ku 90% e gjithçkaje që krijohet vidhet dhe shpërdorohet nga Edi Rama.

A ka gjë më të madhe se së bashku të firmosim përmbysjen e kësaj diktature të dytë në këto 32 vite? A ka gjë më të madhe se ta kthejmë shqipërinë në dheun e Shqiptarëve dhe jo të Edi Ramës, Sorrosit…Duhet të ngrihemi me guxim është koha e guzimtarëve!”-tha Berisha.

Të fundit