Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje PD: Përdorni AI kundër propagandës së qeverisë

Berisha thirrje PD: Përdorni AI kundër propagandës së

Në një fjalim drejtuar Kolegjit të Kryetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje anëtarëve të partisë të përqafojnë teknologjinë moderne si një mjet thelbësor në luftën politike kundër qeverisë.

Ai theksoi nevojën urgjente për të përdorur Inteligjencën Artificiale (AI) për të dekonstruktuar atë që ai e quajti "propagandë e shpifur dhe trillime" të administratës aktuale.

Berisha: Duhet të shkarkoni të gjitha AI-të. T'i shkarkoni, t'i keni në celular. ChatGPT-në, Cloud dhe Gemini. Ka nevojë. Ka një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Sigurisht që ti ndonjëherë kanë halucinacione. Por ama ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ato aplikacione duhet t'i keni, në mënyrë që të kundërshtoni propagandën e shpifur, trillimet që bën. Jo, thotë ky, Evropa e ka hequr këtë. Kë ka hequr? Subvencionin e naftës. Evropa e tëra, asnjë vend në Evropë nuk është që nuk subvencionon naftën. Përveç këtij, thashë një, një shembull.

Po mund t'ju jap sa të doni shembuj të tjerë. Janë rritur thotë eksportet. Po si u rritën eksportet? Fut mallrat që shkarkohen në Durrës për Kosovën dhe që dalin në Morinë, i quajnë eksporte shqiptare. Në kohë kur ato i blejnë tregtarët e Kosovës. Po. Pra, Partia Demokratike ka nevojë urgjente për këto ndërhyrje, në mënyrë që të njohë një dimension të ri, një rivitalizim të ri dhe të ecë e sigurtë në betejën tonë. Shumë është arritur, prapëseprapë, për ta mbyllur, ne jemi shpresa e fundit dhe shpresa e vetme. Komuniteti ndërkombëtar e bëri të vetën.

Komuniteti ndërkombëtar qëndroi fuqishëm në rastin Balluku. Po kaq mund të bëjë. Ua them unë ju. Rezolutat, janë me rezolutat e partive simotra, Shqipëria është vendi më i ndëshkuar me shtatë rezoluta në 14 muaj. Çdo dy muaj një rezolutë. Tani gjithçka, sytë janë drejt nesh. Se nuk vjen kush për ta për, për t’u marrë direkt me, në Shqipëri, jemi ne këtu. Ndaj dhe ne duhet t’ju justifikojmë. E rëndësishme është, shumë e rëndësishme është që ky tregoi se çfarë është. Dhe të gjithë e kanë të qartë se e bëri se është vetë. Jo për Berishën, po e bëri se është vetë. Kjo, atëherë na përket ne. Na përket ne të vazhdojmë protestat tona, t’i diversifikojmë ato, të vazhdojmë betejën e shumëanshme. Asgjë s'përcakton më të ardhmen e kësaj partie sesa drejtimet që sot paraqita para jush dhe përpjekjet tona. Faleminderi

Të fundit