Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje për regjistrimin e diasporës për votimin më 11 maj: Viti 2025 është viti i Diasporës

Berisha thirrje për regjistrimin e diasporës për votimin më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka apeluar sërish për regjistrimin e shqiptarëve të diasporës që të mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në Facebook, Berisha theksoi se viti 2025 është një mundësi historike për diasporën që të kontribuoni në shpëtimin e Shqipërisë, duke shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Viti 2025 është viti juaj, është viti i Diasporës, është viti në të cilin shqiptarët jashtë atdheut kanë shansin historik për të votuar për shpëtimin e Shqipërisë,” shkroi Berisha. Ai bëri thirrje për të regjistruar sa më shpejt në portalin e KQZ-së dhe për të votuar në datën 11 maj, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për arritjen e rotacionit politik.

Të fundit