Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje punëtorëve të metalurgjikut: Ngrihuni në revolta! Rama pas trafikut të lëndëve toksike

Berisha thirrje punëtorëve të metalurgjikut: Ngrihuni në

Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sërish te skandali i mbetjeve toksike, teksa u ka drejtuar një thirrje punëtorëve të metalurgjikut në Elbasan. 

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se ata janë të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike 

Berisha:Të dashur miq, sonte dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgjisë në Elbasan, ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve, përmballjes së saj me kompaninë ku ata punojnë, nuk pranohet kurrë që ata të jenë viktimë e këtij qendrimi.

Ndaj edhe, i bëj thirrje edhe kompanisë të rishqyrtojë qendrimin e vetë. I bëj thirrje edhe qytetarëve të mbështesin protestën e punëtorëve të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë faj pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike dhe bëhet lajm i zi në detra, oqeane dhe të dyfishtë, bën jetën e zyrës dhe jetën e krimit.

Të fundit