Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj në këtë vend

Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për të ardhmen e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas votimit dha një deklaratë për mediat, ku u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

“Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar: sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend,” – u shpreh ai.

Berisha theksoi se kishte parë optimizëm mes qytetarëve, të cilët sipas tij janë të vendosur për të shprehur vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

“Do të kemi një ditë të dytë vere,” tha ndër të tjera kreu i PD-së, duke e përmbyllur me thirrjen e përsëritur: “Votoni, votoni, votoni!”

Të fundit