Flash News

Ditari i Opozitës

I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës “Kosova”

I shoqëruar nga familja, Berisha voton në QV-në e shkollës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e votës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kosova” në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, djali dhe nusja e të birit.

Berisha iu drejtua kutive të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, ku mbi 3.7 milionë shqiptarë janë thirrur të zgjedhin 140 deputetët e parlamentit të ri.

Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes. Ndërkohë, për herë të parë në këto zgjedhje përfshihet edhe vota e diasporës, me rreth 245 mijë emigrantë të regjistruar.

 

Të fundit