Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do çmontojë narkoshtetin

Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do

Një ditë pas protestës, kreu i demokratëve Sali Berisha i është drejtuar me një thirrje për qeveri teknike kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë me gazetarët nga selia blu, Berisha kërkoi nga Rama të reagojë që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira.

Berisha u shpreh se mosbindja civile e nisur nga opozita është e aftë të çmontojë narkoshtetin e kryeminsitrit, duke treguar opsionet që do të çojnë në atë që kryedemokrati e quajti “masakrimin” e qeverisë.

“Për Ramën kam një thirrje, me kaq ti ke humbur Parlamentin, reago sa je në kohë, nuk kërkojmë pushtet në tavolinë as të marrim pushtetin me forcë, por kërkim qeveri teknike.

Në zgjedhje të lira të shohim se kë votojnë shqiptarët. Pse ke frikë?

Javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojnë narkoshtetin tënd, kemi ngujime përpara, kemi greva, bllokime rrugës, do të ndikojnë, paralizojnë dhe shkërmoqin narkodiktaturën. Nëse mendon se do të kufizohet në Tiranë, mendohu Edi Rama, do ti kesh në mbarë Shqipërisë. Nuk ke lënë pa masakruar”, deklaroi Berisha.

Të fundit