Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje Ramës nga Kukësi: Ndiqe këtë foltore, është punë burrash dhe jo punë pengjesh

Berisha thirrje Ramës nga Kukësi: Ndiqe këtë foltore,

‘Foltorja’ e ish kryeministrit Sali Berisha është ndalur sot në Kukës, ku është pritur me shumë entuziazëm nga demokratët.

Nga Kukësi, Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ta ndjekë këtë foltore, pasi sipas tij është punë burrash dhe jo punë pengjesh (sic e cilëson kreun e PD Lulzim Basha).

Përulem para qytetarëve të këtyre trevave që sot dhe në histori kanë qëndruar si viganë në anën e drejtë të saj. Kanë qëndruar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD në rrugën e fitores së sigurt. Do ti them zografit Bis, Edvin ndiqe këtë foltore kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh. Burrash dhe grash të lira dhe jo punë pengjesh,” deklaroi Berisha, ndërsa theksoi se janë mbledhur për t’i kthyer sovranitetin Partisë Demokratike”, u shpreh Berisha.

Të fundit