Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje Trump të shpallë kartelet shqiptare si organizata terroriste: Ofrojmë prova për implikimin e Ramës

Berisha thirrje Trump të shpallë kartelet shqiptare si organizata

Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, i ka kërkuar presidentit Donald Trump dhe qeverisë së SHBA që të shpallin kartelet shqiptare si organizata terroriste. Ai e theksoi këtë kërkesë duke i lidhur këto grupe me pastrim parash dhe aktivitete kriminale që përfshijnë miliarda euro të fituara nga trafiku i drogës.

Ai theksoi se Partia Demokratike është e gatshme të ofrojë çdo provë që tregon implikimin e këtyre individëve në aktivitetet e karteleve më të rrezikshme të rajonit dhe botës.

Berisha: Por në qëndrimin e SHBA, ka një ndryshim cilësor, shumë të rëndësishëm.
Prokurorja e përgjithshme Bondi flet për kartele droge.
Presidenti Donald Trump, kartelet e drogës në disa vende i ka shpallur si grupe terroriste.
I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë.
Të cilat lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, kreut të organizatave kriminale, Edi Rama.
Deklarimi si organizata terroriste i organizatave mafioze të Shqipërisë është një kontribut serioz, i madh, për sigurinë në Shqipëri, për sigurinë në rajon, për sigurinë e NATO-s dhe Europës e më gjerë.
Ndaj dhe garantoj se PD është e gatshme të paraqesë çdo dokument, çdo provë që fakton implikimin direkt të Edi Ramës, Olsi Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës dhe shumë të tjerëve në aktivitetet e karteleve më të rrezikshme të rajonit dhe botës.
Pra, jam këtu para jush për të theksuar edhe njëherë para shqiptarëve se dita e djeshme shënon një moment kthese shumë të rëndësishme për shqiptarët, për Shqipërinë, rajonin dhe Europën, damkosjen e grupeve kriminale shqiptare, organizatave të lidhura me qeverinë dhe Edi Ramën, si kartele droge.
Të gjithë ata të cilët hezitonin apo u dukej paksa i largët, si i çuditshëm, etiketa e narkoshtetit në Shqipëri, tani nuk duhet të kenë më asnjë dyshim.
Shqipëria është shteti i karteleve të drogës.
Shqipëria ishte dhe është narkoshtet edhe para krijimit të karteleve, por krijimi i karteleve është rezultat i politikave zyrtare që Edi Rama ndoqi nga viti 2015 gjer sot.
Kartelet e drogës në Shqipëri janë edhe vendimmarrësit më të fuqishëm në qeveri, në parlament, në qeveritë vendore.
Ato diktuan me dhunë dhe drogë rezultate zgjedhjesh në zgjedhjet e fundit, duke i transformuar zgjedhjet e 11 majit 2025 në farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e vendit në 34 vite.

Të fundit