Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv

Berisha: Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar thirrjet antishqiptare në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim në facebook, berisha i ka cilësuar ato si shfaqje të një nacionalizmi primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve.

"Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre", shkruan Berisha. 

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur hetime lidhur me elementet e një vepre të mundshme penale, që lidhet me thirrje që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, pas brohoritjeve antishqiptare të bëra nga persona të panjohur gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar në Kumanovë më 2 gusht.

Në ndeshjen, e cila ishte në kuadër të fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë maqedonase.

Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut gjatë kësaj ngjarjeje sportive u dëgjuan thirrje sikurse “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”.

Të fundit