Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thyen rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqimeve në TikTok

Berisha thyen rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqimeve në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thyer rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqimeve në rrjetin social të të rinjve, TikTok.

Për vetëm 60 minuta bashkëbisedim live me qytetarët, ka marrë 286.6 mijë pëlqime, 61.9 mijë shikime në total dhe mbi 3 mijë shpërndarje, sipas statistikave të publikuara nga vetë rrjeti social TikTok.

Berisha prej rreth një muaji është mjaft aktiv në këtë rrjet, me mesazhet e tij politike të cilat ia drejton një grupmoshe më të re.

Lideri i opozitës ka arritur të tërheqë shikueshmëri të lartë në komunikimin virtual edhe me grupmoshat e reja pas suksesit me foltoren në terren.

Berisha thyen rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqimeve në

Kryedemokrati ka bërë edhe një thirrje për protestën e 12 nëntorin.

@prof.dr.saliberisha 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve! Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjëherë! #sb #saliberisha #partiademokratike #TikTok #Albania #ProtesteKombetare ♬ original sound - Sali Berisha

Të fundit