Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Tom Doshi ia mbathi, i kishin prerë urdhër-arrest

Berisha: Tom Doshi ia mbathi, i kishin prerë urdhër-arrest

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar në një postim në Facebook, se kreu i PSD Tom Doshi do të arrestohej me urdhër të SPAK, por është arratisur.

Berisha shkruan se Doshit i ishte prerë një urdhër-arrest dhe sot pritej të paraqitej në SPAK. Por sipas Berishës, Tom Doshi është urdhëruar t’ia mbathë.

“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

Të fundit