Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon bisedën me Bashën pas 25 prillit: 1/5 votuan për ty, të tjerët për PD, humbe 2 herë, duhet të ikësh 2 herë

Berisha tregon bisedën me Bashën pas 25 prillit: 1/5 votuan për

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar bisedën me kreun e PD, Lulzim Basha pas humbjes së PD në 25 prill.

Sipas Berishës, 1/5 votuan e zgjedhësve votuan për Bashën, kurse pjesa tjetër për PD, ndaj i ka kërkuar të largohet dy herë.

“ PD-ja humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama, vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota, pa diskutim, nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, PD nuk i fitoi zgjedhjet dhe unë nuk mund të them atë që nuk është.

Ditën e zgjedhjeve në darkë, pyet zgjedhësin demokrat, për kë votuat në PD, vetëm 1/5 e tyre për Lulzim Bashën, të tjerët për PD, e kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Pra s'mund të them që fituam, pa lider.

I thashë në zyrë, që unë s'do e kapërdija, po kisha disa probleme të mijat. Humbe dy herë zgjedhjet duhet të ikësh 2 herë. Vuri përpara karrigen e tij dhe doli dhe u tha keni votuar, mashtronte, propagandë mashtruese, PD me aleatët ka marrë 74 mija vota më pak se në 2013", tha Berisha.

Të fundit