Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon dy kushtet që PD të hyjë në zgjedhje! Kryedemokrati: Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë

Berisha tregon dy kushtet që PD të hyjë në zgjedhje!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se të gjitha forcat opozitare, pa përjashtim, do të ftohen në një tryezë konsultimesh për krijimin e një fronti të gjerë opozitar kundër asaj që ai e cilëson si “narko-regjimi i Edi Ramës”.

“Sot fillojnë konsultimet. Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen. Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe dhe të bashkërendojnë përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Berisha konfirmoi gjithashtu se opozita nuk do të heqë dorë nga protesta si strategji politike, ndërsa data e protestës kombëtare pritet të përcaktohet pas konsultimeve.

“Data do të përcaktohet, ka mundësi që të jetë përpara 20 shkurtit. Ende nuk është vendosur, por do ketë patjetër protestë. Nuk heqim dorë. Strategjia jonë është protesta”, deklaroi ai.

Kreu i demokratëve renditi edhe dy kushtet kryesore që, sipas tij, Partia Demokratike dhe opozita të marrin pjesë në zgjedhje.

“Së pari, pa një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në zgjedhje nuk shkohet. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje. Kjo është një e vërtetë e faktuar jo vetëm nga ne, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë”, tha Berisha.

Kushti i dytë, sipas tij, është mosbllokimi i drejtësisë. “Një qeveri që bllokon drejtësinë është për t’u hedhur në Lanë. Drejtësia është kushti i të gjitha kushteve për ndarjen e pushteteve”, u shpreh ai.

Berisha akuzoi Ramën se ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë dhe se relativizon provat, duke përmendur deklaratat e kryeministrit se “mesazhet nuk janë prova”.

Pjese nga deklarata

Së pari, pa qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet, në zgjedhje nuk shkohet.

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ne e kemi deklaruar këtë dhe kjo është një e vërtetë e faktuar tashmë. E faktuar jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, vëzhguesit e zgjedhjeve.

Ndaj dhe PD dhe opozita, kërkon largimin e Edi Ramës, kërkon një qeveri teknike e cila të përgatisë një proces zgjedhor të drejtë.

Kjo është kërkesa jonë.

E dyta, natyrisht në kohën e duhur do të japim mendimet tona edhe për qeverinë teknike dhe personat e për gjithë këtë.

Për ne rëndësi vendimtare ka përgatitja e një procesi zgjedhor të drejtë, dhe mos bllokimi i drejtësisë, i ligjit dhe Kushtetutës.

Dy janë kushtet, se një qeveri që bllokon drejtësinë është për tu hedhur në Lanë.

Drejtësia nuk mund të bllokohet. Është kushti i të gjitha kushteve që të funksionojë ndarja e pushteteve, jo si sot që një njeri merr të gjitha pushtetet në një dorë, merr dhe vlerësimin e provave, thotë se, urdhërat që kam dhënë me mesazhe nuk janë prova, nuk janë urdhëra. Dëgjoni deri ku shkon.

Pra, ky e pranon fajin e vet.

E ka pranuar që kur thotë se nuk jemi Venezuela me naftë.

Që kur thotë se, mesazhet nuk janë prova. Ky do të thotë se është një vëlla siamez me Maduron dhe Lubia është prestanomi i tij se, ato të gjitha i ka urdhëruar ky.

Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen.

Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës.

Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha.

Do përcaktohet, por ka mundësi para datës.

Nuk është përcaktuar.

Sot fillojnë konsultimet.

Do përcaktohet, do ketë njoftim.

Por do ketë pa diskutim protestë.

Nuk ka, nuk heqim dorë ne.

Ne jemi tani, e kemi thënë edhe më para ne këtë, strategjia jonë është protesta.

 

Të fundit