Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon episodin me Azem Hajdarin: Vota juaj, antidoti i krizës së krijuar nga Rama-Basha

Berisha tregon episodin me Azem Hajdarin: Vota juaj, antidoti i krizës

Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar një episod të ndodhur me Azem Hajdarin në vitin 1991.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët e Fierit, Berisha tregon si u shkarkua Hajdari si kryetar i një komisioni në bazë të një shpifjeje dhe si u rikthye me votën e demokratëve.

 “Kemi patur në Shkurt të 91 një dramë ne. U bë një puç ç’është e vërteta. Me të ndjerin Azem Hajdari, Arben Imamin, ishim në një takim në presidencë. Kur u kthyem morëm vesh se në një akt papjekurie ekstreme, Azem Hajdarin e kishin shkarkuar nga detyra e Komisionit Nismëtar, si kryetar. E pabesueshme.

U them po si mund të bëhet kjo, në mungesë të tjetrit, pa thënë asnjë fjalë. Ishte një shpifje që kishte bërë dikush atje, e kishin marrë shpifjen, transformuar, dhe e kishin shkarkuar. Jo s’është bërë kjo u thashë, kjo do të zhbëhet.

Kjo do të zhbëhet sepse kështu nuk mund të ecim ne. Dhe si e zgjidhëm? Me votim.

Mblodhëm aktivin kombëtar, të gjithë kryetarët, sekretarët dhe shkuam në votëbesim, me 4 kandidatura, nxorëm kryetarin, mbetëm të bashkuar dhe punuam. Dhe kësaj e here, vota juaj është ilaçi, antidoti i kësaj krize që na u krijua nga armiqtë tanë, nga Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha”, u shpreh Berisha.

Të fundit