Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon ofertën për Agron Shehajn: I ofrova Bashkinë e Tiranës të mos largohej

Berisha tregon ofertën për Agron Shehajn: I ofrova Bashkinë e

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Agron Shehajt i është bërë ofertë që të jetë pjesë e koalicionit nën drejtimin e PD, por e ka refuzuar.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Berisha tregoi se Shehajt i ishte ofruar që të kandidonte për Bashkinë Tiranë si dhe të merrte drejtimin politik të Tiranës gjatë fushatës, nuk e ka pranuar duke bërë zgjedhjen e tij.

“Agron Shehaj u shkëput në mënyrë të pashpjegueshme, por unë jam i mendimit që e drejta e zgjedhjes është e drejta themelore e njeriut. Shehaj mendoi se do ketë një të ardhme në politikë më të mirë jashtë PD, është e drejta e tij; atij ju ofrua oferta për koalicion me të vetmin qëllim që asnjë votë e elektoratit tonë të mos i mungojë PD në betejë me Ramën ai refuzoi. Pajtohet, në një farë mënyre kontribuon me këtë të keqe, ai merr vota si të  dëmtojë frontin opozitar.

Agron Shehajt i janë bërë të gjitha ofertat; i është ofruar a dëshiron të kandidosh për bashkinë Tiranë?  Jo tha, dua më shumë.

Ju ofrua drejtimi politik i Tiranës gjatë fushatës, unë respektoj çdo zgjedhje, por për mua vend më të përshtatshëm se këtu ku je nuk ka, ai bëri zgjidhjet e tij. I kam thënë mos u largo se vendi yt është këtu, i kam çuar fjalë pasi është krijuar koalicioni; urdhëro në koalicion, sikundër atyre të tjerëve, hajdeni të bashkohemi të heqim këtë, pastaj secili të marrë qëndrimet e tij. E ka marrë Bylykbashi, i kam kërkuar të lidhet me të, i kam thënë hajde, urdhëro. Iku me një ide, por ideja e tij nuk mund të ishte kurrë që të dëmtojë PD se ky kod e dëmton”, tha Berisha.

Të fundit