Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon për çfarë u pyet në SPAK: Kishin marrë një listë personash, ripërsërisnin trillimet

Berisha tregon për çfarë u pyet në SPAK: Kishin marrë

Pas daljes nga SPAK, Berisha ka treguar se për çfarë u pyet nga prokurorët.

Për mediat, kryedemokrati tha se kishin marrë një listë personash dhe e kishin pyetur nëse i njihte. Po ashtu, Berisha tha se e kanë pyetur edhe për Jamarbër Malltezin dhe ligjin e pronave.

Kryedemokrati listoi edhe disa pyetje të tjera teksa nënvizoi se Rama ka një sërë firmash në procesin e blerjes.

“Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin… ku u tregova ligjin e 2004 dhe nenin për shpronësimet. Por ata e kanë fshehur. Pyetje konkrete: kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë listën. Më pyetën se çfarë pune ka bërë Malltezi. Ishin jashtë procedurës. Ke dijeni ti për ardhjen e atij gjeneralit. Ai s’ka asnjë lidhje me privatizimin.

Pse u ndryshua ligji i sporteve. Në 2007 u bë të jepej me koncesion, në 2008 u rikthye te ligji i pronave.

Rama është personi… nëse Berisha s’ka asnjë firmë në procesin e blerjen, ia ka një sërë firmash. Akuza që më bëhet se e ndryshova destinacionin për të favorizuar Malltezin, është njësoj si të thuash se bleva Ramën për të favorizuar dhëndrin. Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, kur ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe ju nuk guxoni ta përmendni. Si ka mundësi që injoroni emrin e Ramës, kur gjykata e ka dënuar”, deklaroi Berisha.

Të fundit